Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 45-vjeçar në Fier u arrestua nga policia, teksa u kap në flagrancë me armë dhe municione pa leje.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, nga një informacion të marrë në rrugë operative, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Ermal Sino, lindur në Kuçovë e banues në Fier.
Sina nuk është i panjohur për policinë, pasi në vitin 1999 ai ka qenë i dënuar me burg për vrasje dhe në vitin 2014 është proceduar penalisht për shkatërrim prone me dashje të një makine në Fier.
Arrestimi i tij u bë rreth orës 02:00 të natës. 45-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
? Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 fishekë.
? Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava model 70, me 7 fishekë.
? Një selenciator për Zastavën.
? Dy radio marrëse dhënëse.
? Një aparat fotografik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapet-me-arme-e-municione-arrestohet-i-denuari-per-vrasje-ne-99/