Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit teksa u kapën me 30 kg kanabis. Ndalimi i tyre u bë të martën gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar ?Triss?.
Të arrestuarit janë:
? Ilir Kaja, 47 vjeç, banues në Tiranë
? Krasniq Krasniqi, 32 vjeç, banues në Durrës
? Juri Muça, 37 vjeç, banues në Tiranë
Policia thotë se ?tre të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit cannabis sattiva në zonën e Oxhakut?.
Në momentin e konstatimit shtetasit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri tjetri dhe nga automjeti tip ?Seat? me targë AA 457 MZ, ndersa shtetasi Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur dy shtetasit e tjerë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-me-30-kg-kanabis-ne-bagazhin-e-mjetit-furnizonin-zonen-e-oxhakut/