Ndalohen qeset plastike për Pazar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një viti ne Tirane do te ndalohet përdorimi i qeseve plastike per pazar. Këto produkte qe janë ndotësit me te mëdhenj te ambientit, do te zëvendësohen nga çanta disapërdorimshme. Vendimi është bere publik nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Këtij vendimi qe do te hyje ne fuqi ne qershor te 2017, i ka paraprirë një fushate ndërgjegjes e bashkisë ne bashkëpunim me rrjetin e supermarketeve Conad, Ambasadën Italiane dhe Agjencinë e Kombeve te Bashkuara ne Shqipëri. Gjate tri javëve, klientët e Conad dhanë vullnetarisht nje kontribut financiar per qeset plastike qe përdornin. Pjetro Tafuni, drejtor i përgjithshëm i rrjeteve te Conad ne Shqipëri, tregon per nismën e ndërmarre, ndërsa iu ben thirrje konsumatorëve te përdorin sa me shume qese disa perdorimshme për mbrojtjen e mjedisit. Ndërsa koordinatori i përhershëm i OKB-se ne vendin tone Brian Williams, deklaroi se 25 vitet e fundit vendi yne eshte ndotur sistematikisht nga përdorimi i qeseve plastike. Ai u bën apel konsultoreve, por dhe klasës politike te marrin masa per mbrojtjen e mjedisit. Te ardhurat qe janë mbledhur nga rrjeti i supermarketeve Conad, gjate tre javëve fushate, do te shkojnë per pastrimin e lumit te Tiranës dhe mbjelljen e 1 milion pemëve jo vetëm ne Tirane.