Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Brenda katër ditëve 6 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Në të gjitha rastet është konstatuar se shkak për aksidentet është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga kalimtarët, të cilët kanë prerë rrugën duke sjelle edhe pasoja fatale. I tillë ishte edhe aksidenti me një të vdekur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Një 27 vjeçar që po udhëtonte në autostradën Durrës -Tiranë ka qënë viktima e radhës që ka humbur jetën ne aksident automobilistike. Aksidenti ndodhi në afërsi të Kasharit ku Ervin Shehu nga Lushnja u përplas për vdekje nga një makinë tip ?Golf?. Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet se është bërë fakti që 27 vjecari ndaloi automjetin e tij në autostradë dhe po ecte në këmbë kur u përplas nga një makinë tip golf.
Gjatë tre ditëve te fundit në te gjithë vendin kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 6 persona ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Aksidenti më i rëndë u shënua mesditën e së shtunës ku një makinë u përplas me një autobus me studente e per pasoje humbi jetën një vajzë 12-vjecare dhe u plagosën rendë 6 persona të tjerë të gjithë pjestarë të së njëjtës familje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksidentet-pergjakin-rruget-ne-4-dite-6-te-vdekur-dhjetera-te-plagosur/