Ora News – Përfundon ‘autostrada’ energjetike Kosovë-Shqipëri

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria dhe Kosova kanë finalizuar një nga projektet më të rëndësishme në energjetikë, linjën e interkonjeksionit 400 kV.
Në ceremoninë e inaugurimit që u zhvillua në Kashar, kryeministri Rama e vlerësoi këtë linjë si një projekt strategjik për zhvillimin e përbashkët dhe bashkimin kombëtar.
Rama: Përurimi më në fund i një projekti strategjik për zhvillimin e përbashkët dhe për bashkimin kombëtar, të parë me sytë e shekullit të ri, përbën pa as më të voglin dyshim, një arsye për të thënë sesa shumë kemi bërë dhe sa shumë mund të bëjmë së bashku.
Me këtë linjë ne krijojmë kushtet, që jo vetëm të jemi të integruar me njëri-tjetrin dhe jo vetëm të kemi mundësinë e një politike të përbashkët energjetike duke shfrytëzuar komplementaritetin e burimeve të diversifikuara, por së bashku, ne të jemi shumë më të fuqishëm dhe të integruar në tregun europian të energjisë.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nënvizoi se përfunimi i linjës së interkonjeksionit është një fitore e madhe e përbashkët në fushën e ekonomisë dhe të zgjerimit të tregut energjetik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/perfundon-autostrada-energjetike-kosove-shqiperi/

Free Traffic Exchange