PD: Beqaj pazar me ilaçet e leuçemise - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë, se i ka lene te sëmuret me leuçemi 5 muaj pa ilaçin Fludara. Albana Vokshi, kryetarja e komisionit te shëndetësisë ka deklaruar se ministri Beqaj i dha te drejtën per te sjelle ilaçin klientit të tij, të kompanisë Incomed, me nje çmim 114 euro me te larte për çdo pako.Miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë. Bashkëqytetarët tanë, burra e gra, fëmijë, të mitur e të moshuar që vuajnë nga leuçemia ishin në dorë të Zotit. Pa trajtim rreth 5 muaj ka ndodhur çdo ditë ky krim.Pas kesaj deklarate, ka reaguar edhe qeveria. Ne faqen transparenca.al sqarohet se ky bar tregtohet nga ?Rejsi Farma? si shpërndarës farmaceutik i autorizuar nga kompania prodhuese dhe asnjëherë, nuk ka pasur mungese te tij ne treg.