http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk rresht lobimi i ambasadorit amerikan Donald Lu për miratimin e reformës në drejtësinë shqiptare. Paraditen e se martës diplomati i larte Lu ka zhvilluar nje takim me kryetarin e komisionit te posaçëm të reformës ne drejtësi Fatmir Xhafaj. Nje dite me pare, diplomati amerikan Donald Lu, ne nje shkrim te tij lëshoi akuza te forta ndaj Partisë Demokratike, duke theksuar se kryetari i PD Lulzim Basha ka gjetur gjithnjë diçka per te refuzuar propozimet e SHBA, propozime qe maxhoranca i ka miratuar. Ambasadori amerikan u ka bere thirrje individuale deputeteve qe te votojnë reformën ne 21 korrik. Zyrtarisht nga Partia Demokratike nuk ka pasur një reagim zyrtar ndaj qendtrimit të ambasadorit amerikan. Por deputeti Genc Pollo, përmes një mesazhi në rrjetin social ?Twitter?, shkruan: ?Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet!!?. Ndërkohë nga Cërriku, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se qëndrimin e tij personal mbi reformën në drejtësi do ta japë më 21 korrik, ditën kur pritet votimi në parlament I paketës së ndryshimeve kushtetuese. Takimi mes ambasadorit amerikan dhe kryekomisionerit të reformës Fatmir Xhafaj, u zhvillua vetëm 2 dite para se konferenca e kryetareve te vendose kalendarin e miratimit te reformës ne drejtësi.