Report TV - Masakra ndaj familjes Çeku në Krujë Prokuroria kërkon dy dënime përjetë

2016-07-17 1

Një vit nga ekzekutimi i familjes Çeku në Krujë pas një konflikti banal për pasagjerët e autobusëve Prokuroria përfundon hetimet dhe kërkon dy burgime të përjetshme si dhe 56 vite burg për 6 të pandehur për mos kallëzim krimi, përkrahje të autorit të krimit.

Sipas hetimeve në mbrëmjen e 5 qershorit 2015 një konflikt banal ka dekraduar në përdorimin e armëve dhë për pasojë kanë humbur jetën babë e birë Franc Çeku, Arben Çeku si dhe nipi i tyre Eno Rama.Në këtë ngjarje e palgosur ka mbetur dhe Lule Çeku e vetmja e mbijetuar e familjes e cila ka rrëfyer më pas se si për disa fjalë pjsetarët e familjes Kora i masakruan ata.
Për vrasjen e trefishtë prokuroria bën përgjegjës Pëllumb Korën duke kërkuar burgim të përjetshëm dhe djalin e tij Besnik Kora që po ashtu kërkon burg përjetë.
Përgjegjës për vrasjen janë dhe Daniel e Gurali Kora ndaj të cilëve është kërkuar përkatësisht 24 dhe 21 vite burg.

Pas krimit të gjithë këta shtetas thotë prokuroria u fshehën drejtësisë por më pas u arrestuan dhe u arrit të provohej autorësia e krimit dhe fshehja e provave të krimit.
Në ekzekutimin e trefsishtë pjestarët e familjes Kora rezulton se kanë përdorur një automatik kallashnikov dhe një pistoletë, ku nga 20 të shtëna humbën jetën Franc Ceku, djali i tij Arben Ceku, nipit Eno Rama si dhe u plagos bashkëshortja Lule Çeku.