Ora News – Bizneset në krizë: Pushuesit largohen sapo vërejnë që s’ka energji dhe ujë

2016-07-17 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operatorët Turistikë në Vlorë ngrenë shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike, që si rrjedhojë ka sjellë dhe mungesë të ujit të pijshëm. Bizneset thonë se pushuesit vijnë dhe largohen menjëherë sapo konstatojnë mungesën e shërbimit. OSHEE po ndërhyn në linjën e tensionit të lartë në Orikum dhe Radhimë, për të siguruar furnizim pa ndërprerje periudhën e pikut të sezonit veror, korrik-gusht.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës të shoqëron zhurma e gjeneratorëve.
Pavarësisht ndërprerjeve të energjisë elektrike, Operatorët Turistikë në bregdetin e Radhimës dhe Orikumit thonë se vazhdojnë të mbajnë aktivitetin hapur, ndonëse thonë se puna ka rënë dukshëm.
Sipas tyre, pushuesit sapo përballen me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike, i drejtohen zonave të tjera bregdetare.
Operatorët Turistik theksojnë se kostoja është e lartë, ndërsa shtojnë se prej vitesh ndërprerjet e energjisë ndodhin pikërisht në fluksin e punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bizneset-ne-krize-pushuesit-largohen-sapo-verejne-qe-ska-energji-dhe-uje/