Report TV - Ndërpritet energjia te kryesia e Kuvendit, anulohen komisionet

2016-07-17 0

Ndërprerja e energjisë elektrike tek Kryesisë së Kuvendit, ka bërë që të ndërpriten mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Ambientet e brendshme të Kryesisë janë pllakosur nga errësira prej disa minutash.

Ndërsa siç njofton OSHEE, mungesa e energjisë për Kryesinë e Kuvendit dhe disa zona të tjera të Tiranës do të vijojë për disa orë. Kjo për shkak se një firmë private e cila po punon për ndërtimin e Unazës së Re, ka dëmtuar rrjetin përcjellës pranë Hotel Tiranës.

Free Traffic Exchange