Korçë, Peleshi: Besoj se PD do miratojë reformën në drejtësi, në të kundërt referendum

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Korça, zëvendës/Kryeministri Niko Peleshi i ka bërë thirrje politikës të gjejë vullnetin për të miratuar reformën në drejtësi. Niko Peleshi theksoi se ka ende shpresë që të votohet reforma në Parlament, ndërsa beson se edhe demokratët do të japin votën pro më 21 korrik. Në të kundër sheh si opsion votën për mbajtjen e referendumit.
Zëvendës/Kryeministri Niko Peleshi pohon se reforma në drejtësi do të miratohet nga Parlamenti më 21 korrik.
Peleshi thotë se politika duhet të gjejë forcat për t?i dhënë rrugën e duhur reformës, ndërsa beson se PD do ta japë miratimin final.
Peleshi: Politika shqiptare do t?i gjejë forcat dhe energjitë për t?i dhënë rrugën e duhur reformës. Nuk i kemi humbur shpresat, në 21 korrik i kemi të gjitha shanset të mbështesim reformën që është kontribut dhe vlerësim i ekspertëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.Nuk mund ta besoj që një parti si PD të marrë guximin para elektoratit të mos votojë reformën, i bëjmë thirrje ndërgjegjes së kësaj partie të votojë reformën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-besoj-se-pd-do-miratoje-reformen-ne-drejtesi-ne-te-kundert-referendum/

Free Traffic Exchange