Report TV - Dekriminalizimi, në sitë nëpunësit civil, DAP dorëzon listën në Prokurori

2016-07-17 0

Pas deputetëve e drejtuesve të pushtetit lokal ligji i dekriminalizimit prek dhe nënpunësit me status civil.
Burime nga njësia e dekriminalizimit thanë për ReportTv se prej 1 javë ka nisur verifikimet për 50 nënpunës në pozicione drejtuese në varëse të departamentit të administratës publike.

Personat që po verifikohen pas depozitimeve të formularit të vetdeklarimetit janë drejorë shkollash, staf prefektuarash në rang vendi si dhe administratë e drejtorive rajonale në varësi të ministrive.

Kërkesa për verifikim i të shkuarës së 50 nëpunësve është bërë nga Departamenti i Administratës Publike pranë njësisë së dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Të njëjta burime konfirmuan se aktualisht lista me 50 zyrtarë po verifikohet nëse ndonjë prej tyre ka të shkuar kriminale apo dënime të formës së prerë nga gjykatat dhe nuk i ka deklaruar në formular si dhe ndryshimi i gjeneraliteteve në regjistrin e gjendjes civile.

Në përfundim të verifikimit të kësaj liste pritet që prokuroria të bëjë publik rezultatet dhe për çdo shkelje ti drejtohet Departamentit të Administratës Publike për të kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të mardhënies së punës me ata drejtues të cilët do rezultojnë me probleme.