Report TV - Aksidentohet në Vlorë furgoni i mallrave, 1 i vdekur, 7 të plagosur

2016-07-17 9

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Fier ? Vlorë në të cilin ka mbetur një person i vdekur dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur automjeti tip fugon me targë AA050EK ka qenë duke ecur në rrugë dhe është përplasur me trafikndarësen, pasi ka humbur kontrollin.

Automjeti i përfshirë në këtë aksident drejtohej nga Sefedin Hatia që ka humbur jetën në vend pas aksidentit.

Emrat e personave të dëmtuar dhe viktimës në aksident
1- S.H., 37 vjeç, banues në fshatin Llakatund (viktimë)
2- M.B., 38 vjeç, banuese në fshatin Llakatund
3- O.D., 19 vjeç, banues në fshatin Llakatund
4- Sh.M., 38 vjeç, banues në Vlorë
5- B.S., 57 vjeç, banuese në Llakatund
6- Gj.H., 40 vjeç, banuese në Llakatund
7- E.H., 47 vjeç, banuese në Lakatund
8- S.D., 25 vjeç, banues në Llakatund
9- M.H., banues në Fier (drejtuesi i mjetit, ende nuk është saktësuar mosha)
10. Majlinda Barraj, 38 vjec
11. Barie Sadikaj, 57 vjec,
12. Enkela Hatia, 47 vjec

Free Traffic Exchange