Ora News – Ushqimet më me risk janë bulmetet, peshku dhe prodhimet e detit

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të shmangur toksikimet në periudhës së verës, ekspertët e shëndetit dhe dietologët rekomandojnë ushqimet më të favorshme gjatë kësaj stine. Bulmetet, peshku dhe prodhimet e detit duhet të konsumohen të freskëta, në të kundërt kthehen në produktet të rrezikshme për shëndetin. Dietologët rekomandojnë qytetarët për vakte të shpeshta 1 herë në 2 orë me bazë perimesh dhe fruta të stinës. Dehidratimi shmanget vetëm me konsumimin e sa më shumë fruta dhe lëngjeve.
Gjatë verës e kemi të pamundur shmangien e temperaturave të larta për shkak të angazhimeve të përditshme, por kemi në dorë të parandalojmë helmimet ushqimore dhe të përzgjedhim ushqimet.
Ekspertët e shëndetit dhe dietologët rekomandojnë qytetarët se çfarë duhet të konsumojnë dhe si duhet të kujdesen për veten gjatë kësaj periudhe. Rolina Naço, nutricioniste thotë se ushqimet që përbëjnë risk për t?u kthyer në toksike janë: bulmetet, mishi i pulësn peshku, nga prodhimet e detit krudot.
Rolina Naço: Grupet e ushqimeve të cilat duhet të kemi një kujdes shumë të madh janë bulmeti, grupi i dytë i ushqimeve është mishi dhe nënproduktet e tij. Mishi i pulës, peshku, frutat e detit dhe veza. Frutat e detit ose peshku të cilët nuk janë të gatuar është bartësi i disa baktereve të cilat zhvillohen shpejt në temperaturat e larta. E njëjta gjë vlen edhe tek pula, e cila ka një përqindje të lartë për të qenë bartëse e salmonelës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ushqimet-me-me-risk-jane-bulmetet-peshku-dhe-prodhimet-e-detit/