Report TV - Flet e plagosura e Muzinës: Po iknim në Greqi, nuk mbaj mend

2016-07-17 3

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër- Sarandë pranë Qafës së Muzinës, 7 nga të plagosurit e kësaj ngjarjeje po trajtohen në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Gjendja e tyre është stabilizuar, me përjashtim të një fëmije, Kledi Lleshit 6 vjeçarit i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në reanimacion.

Rabie Lleshi, është një prej të aksidentuarve që janë shtruar në pavionin e ORL-së në spitalin e traumës. Ajo tregon për Report Tv se kanë qenë duke udhëtuar për në Korfuz ku edhe jetojnë e punojnë prej vitesh. Ajo nuk e mban mend asgjë nga aksidenti, ndërsa thotë se është përmendur vetëm kur i kanë thënë se do të vinte me helikopter në Tiranë.

Free Traffic Exchange