Matura Shtetërore, Maturantët: U testuam në temperatura të larta dhe pa ujë

2016-07-17 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup maturantësh në gjimnazit ?Ismail Qemali? në Tiranë shprehin pakënaqësitë për provimet e Maturës Shtetërore.
Nensi Dilo, gjimnazi ?Ismail Qemali?: Ne kemi kontestime. Duke parë rezultatet që ne morën duke u përputhur me rezultatet që kemi marrë gjatë 3 viteve gjimnazi, ato nuk përputhen aspak. Ne mendojmë që korrigjimi nuk është bërë në mënyrë korrekte.
Greta Daci, gjimnazi ?Ismail Qemali?: Më në fund kemi marrë atë goditjen e fundit që nuk duam më të rrimë këtu dhe të gjithë të ikim dhe të vazhdojmë studimet jashtë. Është e pamundur këtu.
Të tjerë ankohen për kushtet e papërshtatshme në të cilën janë testuar, duke qëndruar në ambiente të nxehta e të pafavorshme.
Erda Alizoti, gjimnaziste: Kam parë maturantë që kacavirreshin për të marrës shishet e ujit. Ka pasur nxënës që gati u janë këputur duart, gati për t?u rënë të fikët. Temperaturat ishin shumë të larta dhe ishte e pamundur të përqendrohesha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maturantet-u-testuam-ne-temperatura-te-larta-dhe-pa-uje/