Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të cilëve u mbaron mandati duhet ta lëne menjehere detyren edhe nëse vendi mbetet për disa kohë vakant. Vendimi është dhënë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shpallur si antikushtetues procedurën e ndjekur prej vitesh sipas nenit 5 paragrafi tre të ligjit 8588, me të cilin gjyqtarët qëndronin në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tyre.
Padia për shfuqizimin e këtij neni u bë nga opozita, e cila mori shkas nga mos zëvendësimi prej dy vitesh i gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili ushtronte deyren dhe pse i kishte mbaruar mandati.
Ndërkohë ish anëtari kësaj gjykate Ardian Nuni nuk pranoi të ushtronte detyren por u largua menjerë sapo i afati i qëndrimit të tij ne detyrë përfundoi .
Kerkesa u depozitua ne gjykatë më 3 Maj 2016, ku 1/5 e deputetëve të opozitës kërkuan shpalljen antikushtetues të nenit që i jepte të drejtë gjyqtarëve të ushtronin mandatin e tyre deri në zgjedhjen e pasardhësit. Me këtë vendim numri i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë shkon në 4.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kushtetuesja-ok-pd-se-per-nderprerjen-e-mandatit-te-gjyqtarit-dvorani/