Ora News - Dhjetë deputetë firmosin nismën e Hafizit e Blushit. Në listë deputetë të PD-së

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, propozojnë që Presidenti të zgjidhet nga populli. Mimoza Hafizi tha se kjo mënyrë zgjedhje do e bënte presidentin të dejtë si përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij.
Hafizi: Është pranuar që Presidenti i Shqipërisë duhet të zgjidhet nga Populli, sepse kjo i jep më tepër mundësi popullit shqiptar të shprehet, por gjithashtu kjo figurë e rëndësishme kthehet një figurë më përfaqësuese të unitetit të populln.
Po ashtu dy deputetët në iniciativën e tyre që deri në këto moment ka marr mbështetjen e 10 deputetëve të majtë e të djathtë, kërkojnë që populli të vendosë dhe për ndryshimin e Kushtetutës.
Nga 94 vota që aktualisht duhen në parlament për të iniciuar një referendum për ndryshimin e Kushtetutës, ata kërkojnë që pragu të ulet në 2/5, që përkthehet në 65 deputetë.
Hafizi: Sidomos edhe në situatën aktuale ku diskutohet reforma në drejtësi dhe populli është lënë mënjanë pasi ai nuk ka të drejtë sipas Kushtetutës të shprehet për këtë çështje. Shumë herë forcat politike kanë nxjerrë argumentin se është e pamundur që këtë çështje ta çojnë në referendum popullor pasi duhen 94 vota. Atëherë ne kërkojmë që Kushtetuta të ndryshohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hafizi-e-blushi-shpallin-nismen-per-ndryshimet-kushtetuese-ne-liste-deputete-te-pd-se/

Free Traffic Exchange