Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas vendimit të Britanisë së Madhe për t?u larguar nga BE, politika shqiptare nuk e ka fshehur pesimizmin se afrimi i Shqipërisë me unionin do të jetë më i vështirë, pasi zgjerimi nuk do të jetë më prioritet i Brukselit. Takimet e nivelit të lartë të BE, për së paku një vit, do të dominohen nga efektet që do të sjellë referendum i britanikëve, prandaj për kryediplomatin Ditmir Bushati dhe kryetaren e Këshillit të Integrimit Majlinda Bregu Shqipëria duhet të realizojë në kohë reformat.
Bushati: Vendimi i qytetarëve britanikë për të dalë nga BE është më kulmori, por nuk duhet të harrohet që gjatë këtij viti ne kemi përjetuar një zinxhir referendumesh dhe të gjitha këto zhvillime kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Në rast se flasim për detyrat e shtëpisë, refromën në drejtësi, ky është një proces i brendshëm dhe koha i ka kaluar dhe duhet të bëhet një orë e më parë.
Bregu: Pas vendimit të Britanisë tema kryesore do të jetë zgjidhja e këtij problemi të ri, por askush nga ne sot megjithëse nuk e di sa fushata për tu larguar nga BE apo për tu rikthyer në BE do të zhvillohen gjatë kësaj kohe. I vetmi çelës për ta konsideruar integrimin të suksesshëm do të jetrë përqëndrimi tek reformat dhe plotësimi i standardeve së brendshmi.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, më i drejpërdrejtë në shkundjen që duhet të pësojë faktori politik në Shqipëri me këto zhvillime brenda BE dhe me zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ishte deputeti i PD, Aldo Bumçi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikja-e-britanise-nga-be-bushati-e-bregu-do-ngadalesoje-procesin-e-zgjerimit-te-be/