Nisën ditën e hënë regjistrimet për në çerdhet e Tiranës. Deri në datën 1 korrik të gjithë prindërit kanë mundësi të aplikojnë për të regjistruar fëmijën e tyre në çerdhe.
Zhaneta Beqiri, drejtoresha e qendrës ekonomike të zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve në Bashkinë e Tiranës thotë se këtë vit do të pranohen 2400 fëmijë në të gjitha çerdhet. Duke qenë se do të ketë shumë aplikime, ajo tregon se cilat do të jenë kategoritë prioritare.
Beqiri thotë se për të aplikuar duhet që të dorëzohet një certifikatë personale e fëmijës si dhe një vërtetim pune i nënës ose babait.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës po shikon mundësinë që të marrë edhe disa ambiente me qira për çerdhe të reja, pasi ka kërkesa të shumta.
Lista e fëmijëve që do të pranohen në çerdhe do të shpallet në fund të muajit korrik.