PD: Rama t’i hapë rrugë konsensusit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita këmbëngul per nje reforme qe do ta kaloje me votat e te gjithë deputeteve ne parlament e per nje konsensus qe respekton rekomandimin nr 88 te Komisionit te Venecias. Ky eshte thelbi i deklaratës se nënkryetarit te komisionit per reformën ne drejtësi Oerd Bylykbashi, te cilit i ka ardhur ne ndihme dhe nje leter qe 3 kongresmene amerikane i kane nisur sekretarit kerry.?Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqësorin dhe t?i hapë rrugë konsensusit për reformën në drejtësi si rruga e vetme per tju dhënë qytetareve drejtësinë qe duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin.? thekson demokrati Bylykbashi i cili eshte edhe negociatori i opozitës ne bisedimet per reformën ne drejtësi. 3 kongresmenet amerikane i kane kërkuar sekretarit Kerry qe te mbështesë përpjekjet per arritjen e nje konsensusi per reformën ne drejtesi, duke nënvizuar se rekomandimi nr 88 i Komisionit te Venecias shërben si baze per arritjen e kompromisit. Qe prej takimit Rama - Basha edhe pse negociatat vazhdojnë, rekomandimi nr 88 i Komisionit te Venecias duket se eshte çështja e vetme qe vazhdon te ndaje palet per nje marrëveshje qe çon ne votimin e ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi.