Torturë për regjistrimin e fëmijëve - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Regjistrimi i fëmijëve ne klase te pare është kthyer ne nje stres te dyanshëm. Ky fenomen është me i theksuar ne Tirane. Prindërit synojnë shkollat me emer dhe larg vendbanimeve te tyre, ndërsa institucionet arsimore këmbëngulin per zbatimin e ligjit. Per shkak te dyndjes dhe kërkesave te mëdha, shkollat me emër ne kryeqytet i kane mbyllur regjistrimet qe ne ditët e para te procesit. Drejtoresha e shkollës? Sabaudin Gabrani? tregon se e ka te pamundur te pranoje me shume se 30 fëmije per klase. Procesi i regjistrimit per fëmijët e klasave te para ka nisur ne 16 qershor dhe mbyllet ne fund te këtij muaji. Drejtues te shkollave qe po përjetojnë dyndjet me te madha u bëjnë apel prindërve t?i drejtohen institucioneve arsimore pranë vendbanimeve te tyre. Nga fluksi i madh, por dhe nga neglizhenca e prindërve, kane mbetur pa regjistruar edhe femeje qe si rregull u takon te vazhdojnë shkollën ne keto institucione. Te irrituar prindërit kërkojnë zgjidhje. Referuar ligjit, nxënësit detyrimisht duhet te ndjekin arsimin ne shkollat pranë vendbanimeve te tyre. Vetem ne raste kur shkollat e tjera kane vende bosh mund te pranohet regjistrimi i fëmijëve nga njësi te tjera. Jo gjithmonë ky ligj është zbatuar ndaj dhe kur behet fjale per regjistrime, situata kthehet ne nje mundim me vete.