Ora News – OSHEE Durrës, Rama: Reforma në sistemin e energjisë, revolucionare

2016-07-17 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga qyteti i Durrësit, ku u prezantua shërbimi i ri qe redukton radhët në qendrat e kujdesit të Klientit, për pagesën e energjisë, Kryeministri Edi Rama e cilësoi reformën në energjetikë si revolucionare.
Ai nënvizoi se reforma po jep frutet e para me investime konkrete për konsumatorët.
Rama: Krahasuar me nga e nisëm besoj se është një revolucion që ka filluar me ndaljen e hemoragjisë së madhe në sektor dhe tani është në rrugën e një përshkallëzimi të investimeve që vijnë si rezultat i kontributeve të të gjithëve, me investime që praktikisht po na çojnë në heqjen përfundimtare të aforfeve dhe në vendosjen e kushtit themelor që të paguash aq sa konsumon.
Administratori i OSHEE Adrian Çela shpjegoi se sistemi i ri menaxhon vete radhën e klientëve me marrjen e numrit përmes kioskës së informacionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-reforma-ne-sistemin-e-energjise-revolucionare/