Bushati: Të vendosur për t’u integruar në BE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vota e britanikëve në referendumin për daljen nga Bashkimi Europian pritet të ketë ndikime në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se pavarësisht impaktit jo pozitiv, qeveria do të vijë të përqendrohet tek reformat. Drejtuesja e Këshillit, demokratja Majlinda Bregu vuri theksin tek përqendrimi i qeverive të vendeve të rajonit tek pasojat që sjell Brexit në procesin e integrimit. Vendimi i qytetarëve britanikë për t?iu shkëputur BE-së ngjalli menjëherë reagime në kancelaritë europiane. Por duket se më tepër të prekur nga ky zhvillim janë vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Unionit, pasi vëmendja e Brukselit më së shumti shkon në përballimin e situatës Postbrexit.