Jo radhë në sportelet e OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
OSHEE prezanton sistemin e menaxhimit të radhës, ku çdo abonent nuk do te përballet me zvarritje në sportele për të paguar faturën e energjisë elektrike. Kryeministri Edi Rama ishte në një nga Qendrat e Kujdesit ndaj Klientit në Durrës, ku është vënë në përdorim shërbimi i ri.?Krahasuar me nga e nisëm besoj se është një revolucion që ka filluar me ndaljen e hemorragjisë së madhe në sektor, ka vazhduar me gjithë procesin e transformimit të marrëdhënieve mes konsumatorëve dhe kompanisë dhe tani është në rrugën e një përshkallëzimi të investimeve që vijnë si rezultat i kontributeve të të gjithëve.?Sipas administratorit Çela, abonenti nga momenti që hyn pajiset me një bilete për radhën, monitorohet nga sistemi kamerave.?Hapat e tjerë janë sportelet alternativë që kemi filluar që nga muaji Shkurt. Janë kryer 950 mijë aplikime pagesash për një vlerë 3 miliardë lekë, të vendosur në 18 qendra biznesi në qytete të ndryshme, info-kioska ose smart-kioskat, ku qytetarët aplikojnë ankimime apo ankesa të ndryshme dhe mund t?i ndjekin online të gjithë ecurinë ku dhe si duhet të veprojnë.?Reformat e ndërmarra në këtë sektor, kanë transformuar marrëdhënien e kompanisë me konsumatorin, duke iu kthyer atyre në shërbime të reja theksoi ministri Gjiknuri.