Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Durrës, ka nisur faza e parë e projektit për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës të portit, çka u hap rrugë ankorimit të anijeve të tonazhit të lartë deri në 20 mijë ton. Autoritetet portuale mbajtën dëgjesë publike me ekspertë dhe grupe të interesit, ndërsa u saktësua se ndërhyrja nuk do dëmtojë faunën e detit Adriatik.
Investimi per thellimin e basenit dhe kanalit hyrës të portit në Durrës që i hap rrugë ankorimit të anijeve me tonazh të lartë ka bërë bashkë autoritetin portual, përfaqësues vendorë, ekspertë të fushës dhe qytetarë, për ti ofruar këtyre të fundit transparencë mbi projektin.
Në dëgjesën publike, është saktësuar se gjatë zbatimit të projektit ndikimet në mjedis do të jenë të papërfillshme për dëmtimin e faunës së detit Adriatik, ndërsa ende nuk është përcaktuar kostoja financiare.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/thellimi-i-basenit-te-portit-degjese-publike-me-eksperte-dhe-grupet-e-interesit/