http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej vitesh Lura vuan nga degradimi i pyjeve , por nje grup të rinjsh synojnë që të shpëtojnë Parkun Kombëtar. Më shumë se 200 nxënës të shkollave të mesme në Dibër, Mat, Rrëshen dhe Bulqizë i janë bashkuar aksionit të nisur në zonën e Liqenit të Madh për pastrimin e tij. Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Ministrinë e Arsimit dhe disa bashki, organizuan të parin aktivitet në kuadër të projektit Rivitalizimi i Parkut Kombëtar të Lurës. Kryetarët e bashkive thanë se do të japin mbështetje për ta kthyer Lurën ashtu siç ka qenë dikur: një perlë te natyrës. Nisma parashikon pastrimin e mbetjeve drusore dhe mbeturinave, mbjelljen e farave të llojeve të bimëve në park, pjesëmarrje të komunitetit të zonës në rivitalizim, përmirësim të infrastrukturës rrugore, si dhe politika e projekte për nxitjen e turizmit malor në çdo stinë.