Ministri britanik i Financave, George Osborne nuk kishte dalë në publik që prej fitores së kampit pro largimit nga Bashkimi Europian, por në një përpjekje për të qetësuar tregjet, ai deklaroi mëngjesin e kësaj të hëne se gjasat janë që luhatjet të vazhdojnë, megjithatë siguroi se ekonomia e pestë më e madhe e botës do të jetë në gjendje t?i bëjë ballë sfidave të së ardhmes.