Menjëherë pas vendimit të dhënë nga grupi parlamentar i LSI-së për përjashtimin nga grupi të deputetit Përparim Spahiu, Vasili në një komunikim p[ër mediat, tha se, ai u përjashtua pasi ishte kundër vendimit të marrë nga grupi, ndonëse vendimi i tij ishte i nxituar dhe tërësisht personal.
?E përjashtuam për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura që nuk kanë qenë në pajtim të vendimeve të kryesisë dhe grupit parlamentar të LSI. Ky qëndrim për drejtësinë u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, në kundërshtim me qëndrimet parimore e koherente të LSI-së për Reformën në Drejtësë? tha Vasili.
Ai shtoi se LSI-ja do të vijojë që të punojë me intensitet për çështjen e Reformës në Drejtësi pasi ajo ëhstë shumë e rëndësishme për vendin dhe integrimin.
?LSI vlerëson rëndësinë e jashtëzakonshme të Reformës për forcimin e shtetit ligjor e ecurinë e integrimit dhe një çështje që lidhet me forcimin e sigurisë kombëtare e qëndrueshmërinë e vendit si faktor stabiliteti në rajon. LSI do vazhdojë të punojë për miratimin e reformës me transparencë e konstruktivitet sipas standardeve të Venecias e llogarive afatshkurtra partiake.? tha ai.