Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Humb jetën një prej fëmijëve të familjes Lleshi nga Elbasani, të cilët u aksidentuan pasditen e së dielës (26 qershor 2016) në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në afërsi të Qafë Muzinës.
12-vjeçarja, Dori Lleshi, e cila ishte dhe më e dëmtuara nga aksidenti nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në Spitalin e Gjirokastrës, rreth 6 orë pas aksidentit.
Burime nga spitali bëjnë me dije se e mitura kishte mbërritur në Spitalin e Gjirokastrës në vdekje klinike. Ajo ka pasur dëmtime të rënda në kafkë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/humb-jeten-vajza-e-familjes-lleshi-6-anetaret-e-tjere-po-trajtohen-ne-spital/