http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër kanabis satives dhe kultivuesve te saj, ka hyre tashme fazën kulmore. Kjo pasi ne muajt bima është drejt pjekjes. Vetëm gjate se dielës, policia asgjësoi 11 687 rrënjë kanabis në Gjirokastër Këlcyrë Sarandë e Krujë pas disa operacioneve të njëpasnjëshme në këto zona. Në Gjirokastër u arrestua një 20-vjeçar, ndërsa në Sarandë dhe Krujë nuk dihet ende se cilët jane kultivuesit e bimëve narkotike.Në pranga përfundoi Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin ?Arshi Lengo? të Gjirokastrës. 20-vjeçarit iu gjetën në nje parcele pranë banesës 333 rrënjë bime narkotike.Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërkohë që 7650 rrënjë të tjera u dogjën , në vendin e quajtur ?Konoshtin? , në fshatin Gerdas të Këlcyrës.Ndërsa policia e Sarandës asgjësoi 8 parcela me 2384 rrënjë kanabis. Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë dhe në gota plastike nëpër zonat e pyllëzuara pranë fshatrave Perdhikal dhe Karroq dhe arrin ne lartësi 50 cm. Në Krujë në fshatrat Kurcaj dhe Bret u gjetën dhe u asgjësuan 1320 rrënjë. Policia sekuestroi dhe një armë zjarri tip pushkë ndërkohë që nuk dihen ende autorët.