Ora News - Qytetarët kërkojnë më shumë plazhe publike, dyndje gjatë fundjavës

2016-07-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit në bregdetin e Shëngjinit ankohen për mungesën e plazheve publike. Ata shprehen se hapësirat e lëna nuk janë të mjaftueshme, ndërkohë që i vlerësojnë të papërballueshme pagesat në plazhet private. Ndërkohë fundjava dhe temperaturat e larta kanë sjellë dyndje të pushuesve në këtë bregdet.
Në bregdetin e Shëngjinit privatët kanë në shfrytëzim thuajse të gjithë bregdetin, ose e thënë ndryshe 80% të sipërfaqes së rërës që parashikon ligji për t?iu dhënë biznesit.
Pavarsisht çmimit prej 300 lekë në muaj për metër katror, një çmim i lartë krahasuar me vitet e tjera, kjo nuk e uli interesin e biznesit për të poseduar bregdetin e Shëngjinit.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/qytetaret-kerkojne-me-shume-plazhe-publike-dyndje-gjate-fundjaves/