http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia është ende pa asnjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Maqedoni. Kreu i partisë më të madhe opozitare, LSDM, Zoran Zaev, ka deklaruar në një intervistë për ?Evropa e Lirë? se plotësimi i kushteve të paktit të Përzhinos, kanë më shumë rëndësi se data. ?Marrëveshja e Përzhinos ka një qëllim final dhe ai është legjitimimi i plotë i fituesit. Kushtet janë qëllimi i këtij pakti dhe jo data. Ajo qe na nevojitet nga zgjedhjet është plotësimi i kushteve që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre. Gjithashtu duhet dhe një reformë në Radio Televizionin Maqedonas, për një përfaqësim të drejt si të qeverisë ashtu dhe të opozitës. Këto dy kushte janë më të rëndësishme se data?. Zaev u ndal dhe te vendimi i fundit i partisë së tij për të bojkotuar kuvendin derisa gjykata kushtetuese të shprehet për legjitimitetin e prokurorisë speciale.?Ne duam të dërgojmë një mesazh të rëndësishëm tek Gjykata Kushtetuese, për t?u shprehur rreth Prokurorisë speciale. Ky vendim duhet të jepet përpara pushimeve verore. Na duhet vetëm një vendim. Ne mbështesim dhe kërkesat e shoqërisë civile që këto vendim të merren nga 3-5 muaj. Deri më tani kanë kaluar 8 muaj?. Pavarësisht tërheqjes së vendimit të presidentit Ivanov, për të tërhequr faljet e zyrtarëve të lartë, duke i hapur rrugë hetimit, kriza në Maqedoni, nuk është zhbllokuar ende. Palet nuk kanë akoma një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, që janë shtyrë deri në një kohë të pacaktuar.