“Zgjedhje e Referendum në një ditë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I njohur për gjuhën e drejtpërdrejt kur flitet për reformën në drejtësi, Pandeli Majko, nuk ngurron të shkojë përtej qëndrimeve zyrtare të partisë së tij Socialiste. Në një opinion që e titullon ?Delet nuk meritojnë Referendum!?, ligjvënësi thekson se opozita bllokon reformën duke u kapur pas paragrafit 88 të opinionit të Komisionit të Venecias. Në këto kushte, Majko i rikthehet idesë së tij për zgjedhje të parakohshme.?Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë. T?i bëjmë të qartë publikut dhe miqve tanë amerikanë dhe europianë sa seriozë jemi karshi kërkesave për reformën në drejtësi dhe pastaj për interesat politike të qeverisjes. Për 6 muaj qeverisje më shumë, ne socialistët nuk mund t?ua lemë PENG vendin arsyetimeve të një opozite që di vetem cfarë nuk do. Në se demokratët janë gati, ti ftojmë sëbashku votuesit të shkojnë tek kutitë e votimit dhe të vendosin për politikën dhe drejtësinë! Populli ynë nuk është dele. Ai flet edhe kur hesht. Delet nuk meritojnë referendum! Shpresoj të kuptohet se cfarë vjen kur populli ynë vendos ta refuzojë trajtimin si ?dele?! Nuk ka gjë më të guximshme në politikë se të bësh ?gjënë e gabuar? për arsyen e duhur dhe interesat e vendit! Kjo punë do burrëri! Për atë që beson se është, sigurisht. Të tjerat janë fjalë!?Pandeli Majko nuk lë pa komentuar edhe qëndrimet e fundit të zyrtarëve të lartë të PD-së ne seancën e fundit plenare, gjatë të cilës refuzuan që procesin e verifikimit të pastërtisë së gjykatësve dhe prokurorëve ta bëjnë ndërkombëtaret.?Tani opozita dëshiron që VERIFIKIMIN e gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë sonë për pasuritë që kanë, për aftësitë profesionale dhe lidhjet e mundëshme me botën e krimit (VETING-u) të mos bëhet në bashkëpunim me ndërkombëtarët (për një periudhë të përkohshme tranzitore) (!) Shpejgimi i cili jepet nga opozitarët për këtë kusht të ri të fundit është ?se preket sovraniteti i vendit?(!)Këta që dje deklaruan kur Shqipëria u pranua në NATO se ?Kjo është një mrekulli e lirisë?? thonë sot këtë?! Kjo është njëlloj si të thuash se në Shqipëri nuk duhet të vinë trupa të huaja të NATO-s apo që hapësira jonë ajrore të mos ruhet nga avjonët e Aleancës sepse ?preket sovraniteti? i vendit(!)? A shkelin sovranitetin e Shqipërisë vendimet e Gjykatës së Strasburgut? Pyetje si këto ka mjaft për të kuptuar ?shipërimin? e kësaj që ndodh.?Deputeti pranon se socialistët mund të kenë probleme dhe të meta, por thekson se PS nuk refuzoi kërkesën për votim me shumicë të cilësuar siç kërkoi opozita.