Konkursi fotografik që ka si qëllim mbrojtjen dhe pasqyrimin e pasurive natyrore në kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë është çelur këto ditë në qytetin e Kukësit.
Ekspozita që mban titullin ?Mbro dhe Promovo? ka pamje nga peizazhet e bukura të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit.
Në ekspozitë janë zgjedhur vepra nga nëntë finalistët e këtij konkursi. Ilda Mara, drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare ?ARGJIRO?, rrëfen motivet e organizimit të kësaj ekspozite.
Pas përzgjedhjes së nëntë fotove më të mira, juria e këtij konkursi ka përcaktuar fotografinë fituese ?Guri i Mëngjesit? të shkrepur nga aparati fotografik i Klodian Brahës.
Vetë autori ndihet i kënaqur për suksesin e arritur, duke rrëfyer se çfarë mesazhi ka arritur të japë nga natyra e bukur që ofron Kukësi.
Dhjetëra të rinj nga Kukësi dhe Prizreni prej disa muajsh janë bërë pjesë e projektit me temë ?Të jetosh në kufi? të financuar nga Bashkimi Europian që mbështet trashëgiminë kulturore Shqipëri-Kosovë.