Report TV - Rikonstruktohet 'Isuf Balta', Veliaj: Brenda mandatit, në gjitha njësitë

2016-07-17 2

Një rrugë e re i shtohet infrastrukturës së Tiranës. Mbi 4 mijë banorë që përdorin çdo ditë rrugën ?Isuf Balta? në njësinë 9, nga sot mund të lëvizin më lirshëm, qoftë si këmbësorë apo drejtues mjetesh. Kryetrari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, tha se ky investim i rrit vlerën kësaj zone.

?Kjo ka qenë një zonë e pastabilizuar nga ana urbane. Kemi qenë edhe në fushatë këtu, banorët ankoheshin më mungesë investimesh dhe se gjithmonë gjendej një sebep pse gjërat nuk bëhen. Por , roli i bashkisë është gjërat të bëhen?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai falenderoi qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe kanë tërhequr murin për të krijuar një trotuar, ku do të kalojnë fëmijët e të gjithë banorëve të kësaj zone. Veliaj tha se përmes ndërhyrjes së bërë jo vetëm në rrugë, por edhe në ndërtimin e mureve të reja rrethuese më të ulëta, këto shtëpi janë kthyer në vila, duke e bërë rrugën një zonë rezidenciale.

?Rruga ?Isuf Balta? është një nga rrugët që preket nga investimet e ardhshme në Bulevardin e Ri. Aty ku ka investime dhe parashikohen disa nga ndërhyrjet madhore, siç është Bulevardi i Ri, do të shikojmë se si do të rritet vlera e pronës, shtëpive dhe aseteve që banorët kanë në këtë zonë?, tha Veliaj. Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga banorët e kësaj zone që pas këtij investimi, ta mirëmbajnë dhe të kontribuojnë për të mos abuzuar me të.

Free Traffic Exchange