Report TV - Rrëmbyesi i Remzi Hoxhës kërkon dëmshpërblim nga shteti

2016-07-17 5

Ish-shikasi Avni Koldashi i akuzuar së bashku me tre persona të tjerë si personat që kanë rrëmbyer, torturuar dhe më pas zhdukur trupin e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, i është drejtuar gjykatës së Tiranës duke kërkuar dëmshpërblim. Koldashi në padinë e tij civile të depozituar prej 23 qershorit pretendon se nga fillimi i nisjes së kësaj historie ai ka qenë i pafajshëm, por është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e shtetit për qëllime politike. I akuzuari, pretendon se çështja është mbyllur dhe rihapur qëllimisht me vendim të Prokurorit të Përgjithshëm.