Report TV - Veliaj shtron iftar: Mbajmë premtimin për "Namazgjanë"

2016-07-17 1

Veliaj shtron iftar për muslimanët që agjerojnë. Në darkën e përgatitur enkas për këtë natë në hotel Tirana ,kryebashkiaku Veliaj tha se i shikon besimtarët më të bashkuar se kurrë. Ai nuk la pa përmendur edhe detyrimin që i ka Bashkia komunitetit musliman, përfundimin e xhamisë së Namzgjasë e cila po ndërtohet pranë godinës së Parlamentit.

Me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, Tirana do të përfitojë edhe një parkim nëntokësor me 200 vende, disa parqe, qendra kulturore dhe një hapësirë të re për qytetarët gjë që e ka theksuar me nisjen e punimeve vetë kreu i Bashkisë.

Në fjalën e tij Veliaj theksoi se bashkëjetesa fetare dhe ndihma që ka dhënë komuniteti musliman në ruajtjen e saj kanë ndriçuar e lartësuar vendin në vite.

"Shqiptarët e ndajnë këtë moment me gjithë bashkëkombësit e tyre. Ne e kemi meritë që jemi kaq pranë njëri tjetrit. Shekuj bashkëjetese fetare e vëllazërie na kanë ndriçuar mendjen dhe shpirtin."-tha kryebashkiaku

Free Traffic Exchange