http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vere kryeqyteti do te jete nje kantier ndertimi, jo vetem ne periferi por dhe ne zemer te tij. Me perfundimin e Unazes se Vogel ne mes te muajit Korrik, do te nise puna ne sheshin ?Skenderbej?. Kthimi i qendres ne zone pedonale dhe krijimi i 11 miniparqeve do te ndahet ne disa faza. Ditjon Baboci, Drejtori i Pergjithshem i urbanistikes ne Bashki tregon per Vizion Plus se faza e pare do te nise nga sheshi perreth monumentit te Skenderbeut, aty ku eshte edhe volumi me i madh i punimeve. Levizja e automjeteve drejt qendres do te jete e orientuar ne varesi te punimeve. Ndersa Unaza e Vogel parashikohet ti jape nje lehtesim trafikut. Per 18 muaj sheshi ?Skenderbej? do te transformohet ne nje zone vetem per kembesoret alternuar me hapesira ujore dhe zona te gjelberta. Paralelisht me qendren ne pjesen veriore te Tiranes vijojne intesisvisht punimet per ndertimin e zgjatimit te bulevardit. Referuar edhe planit urbanistik, kjo zone do ti jape nje zhvillim te madh kryeqytetit per 30 vitet e ardhshem. Krahas institucioneve te ndryshme, selive te ambasadave dhe godinave te banimit, ne bulevardin e ri do ndertohet parku qendror I Tiranes dhe e parkimi me I madh nentokesor me 306 vende. Sipas projektit bulevardi i ri do ti ngjasoje: Shomps elizese ne Paris. 75 metra I gjere, me siperfaqe te gjelberta ne dy anet e tij, me tre korsi per automjetet dhe korsi te dedikuar per tranportin publik e bicikletat. Ky projek eshte edhe nje nga sfidat e Erion veliajt per ta dorezuar te perfunduar brenda mandatit te tij.