Britania e përçarë pas Brexit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas referendumit qe vendosi daljen e vendit nga unioni, Britania mbetet e përçare. Per mbështetësit e qëndrimit ne familjen europiane, rezultati i referendumit eshte i papranueshëm dhe nje nisme per mbajtjen e nje referendumi te dyte ka siguruar mbi 1 milionë firma. Menjëherë pas publikimit dhe shpërndarjes neper rrjetet sociale, fluksi i personave qe nisen te nënshkruajnë ate u rrit ndjeshëm. Qe nje peticion te shqyrtohet nga Parlamenti dhe Qeveria britanike duhet te kaloje 100 mije nënshkrues, shifer qe tashme është tejkaluar. Nismëtaret e peticionit thane se kërkesa e tyre bazohet ne nje rregull te miratuar per referendumin ne fjale, qe thotë se nese vota pro apo kundër Bashkimit Europian është nen 60 perqind dhe pjesëmarrja eshte nen 75 perqind, atëherë duhet te mbahet nje referendum i dyte. Ndonëse fushata per Brexit siguroi 52 perqind te votave, shumica e votuesve ne Londër, Skoci dhe Irlandën e Veriut votuan per qëndrimin. Po kështu shumica e te te rinjve mbështeten mbetjen ne Bashkimin Europian, ndryshe nga te moshuarit qe votuan ndryshe. Ndërkaq, mediat britanike përcollën përmes titujve lajmin e largimit te Britanisë. The Economist shkruan; nje shkëpusje tragjike; Daily Mail dhe Daily Mirror kishin te njëjtin titull; jemi jashtë. Ndërsa The Sun; shkruante: shihemi me vone.