Report TV - Idrizi: Jo varreza greke në Shqipëri pa nderuar viktimat e gjenocidit grek

2016-07-17 0

Është përkujtuar pasditen e së premtes me datë 24 qershor në Kllogjer, 72-vjetori i gjenocidit grek mbi popullësinë e Çamërisë. Shoqata ?Çamëria? dhe PDIU në varrezat e Kllogjerit në fshatin Xarrë të Sarandës kanë vendosur kurora në kujtim të atyre që humbën jetën. Nga Kllogjeri, kreu i PDIU-së theksoi se nuk do të ketë varreza greke në Shqipëri, nëse nuk nderohen viktimat e gjenocidit grek. Gjithashtu ai kërkoi ngritjen e një monumenti në kujtim të të pafajshmëve që humbën jetën.

?Ju lutem mundësisht na varrosni aty ku kemi lindur. Ndaj ne sot i themi qeverisë shqiptare dhe qeverisë greke: Nderimi për të vdekurit duhet të jetë njëlloj, pavarësisht se ne e dimë shumë mirë që këta fëmijë, gra e burra, ishin trëndafilat e çamërisë, kurse ushtarët grekë ishin pushtues. Nuk mund të ketë varreza greke në tokën tonë, nëse nuk nderohen viktimat e genocidit grek në vatrat e tyre amtare! Ne duam minimalisht një monument për viktimat e pafajshme. Midis tyre ka shumë foshnja, të cilët sot nëse do të ishin gjallë, do të ishin në moshën e babait tim. Me siguri dhe ato do të donin të ishin këtu bashkë me ne sot dhe t?ju tregonim rrugën për në Çamëri. Por fatkeqësisht nuk është e mundur, se ju u pretë jetën në mes, e ne do t?i përjetësojmë në këtë monument, i cili është monumenti i kujtesës? u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh gjithashtu se po përmbushet simbolikisht dëshira atyre që pritën në diell, për t?u kthyer në Çamëri.