Report TV - Gjirokastër, gazetarë rusë të NTV zbresin në Lazarat për dokumentar

2016-07-17 7

Një prej televizioneve më prestigjoze në Rusi siç është NTV, ka shprehur interes të veçantë për Lazaratin dhe të kaluarën e afërt të tij.

Zhvillimet e dy viteve më parë kur
Policia e Shtetit ndërhyri duke rivendosur autoritetin e shtetit, duke me asgjësimin e mijëra tonë kanabis të depozituar aty, qenë në fokus të një dokumentari të ekipit të televizionit rus i NTV.

Aleksandr Nadsadny gazetar dhe Viktor Nuzalevskij operator, qenë mesditën e të premtes, për të parë nga afër rezultatet e aksionit policor të dy viteve më parë. Nuk qe vështirë për t?a, kontakti me banorët. Sapo lazaratasit dëgjuan për gazetarë rusë, treguan mikpritje për ta.

Gazetari investigativ Aleksandr Nadsdany thotë për Report TV, se Lazarati është një emër gjeografikisht i njohur në Rusi, për shkak të famës nga kultivimi i kanabist.

"Lazarati, është një vend që njihet edhe në Rusi. Edhe historia, operacioni që u ndërmorr këtu në lidhje me mafian, lëndët narkotike, u përhap si epidemi informacionesh në Europë e sidomos në atë Perëndimore. Ishte një temë interesante dhe redaksia jonë, na e përcaktoi si detyrë kjo dhe për të kuptuar rolin e mafies shqiptare, atë ruse, siciliane ku mund të konsiderohet si një ?brend? i përgjithshëm. Ishte interesante për t?a studionim nga afër" tha ai.

Free Traffic Exchange