http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse ecja ne këmbe ne keto temperatura te larta është e lodhshme per këdo, edhe me keq ndihesh nese udhëton me transportin publik. Gjate nje vëzhgimi qe kemi bere ne linja te ndryshme te Tiranës, vumë re se kondicionerët, nuk vihen ne pune. Per te eliminuar disi te nxehtin e madh, dritaret e autobusëve mbahen hapur, madje edhe dyert gjate udhëtimit edhe pse këto te fundit vene ne rrezik jetën e pasagjereve. Te lodhur nga vapa e madhe, pasagjeret përpiqen te gjejnë metoda freskimi deri sa te mbërrijnë ne destinacionin e tyre. Nëse i pyet per kushtet apo se si ndihen, përgjigja e tyre është e menjëhershme. Qytetare te Tirane tregojnë se piku arrin ne mesdite dhe ne kohen kur përfundon orari zyrtar i punës. Vapës se madhe i shtohet mbingarkesa e pasagjereve dhe shpejtësia e lëvizjes se urbaneve, qe varet nga orientimi i operatoreve privat apo humori i shoferit. Drejtues te autobusëve jashtë kamerës, pranojnë se sistemi i kondicionimit, nuk ndizet gjate gjithë kohës se lëvizjes, pasi janë udhëzuar per kursim te karburanti. Ndaj ne rastin me te mire dhe jo ne te gjitha linjat, kondicioneri vihet ne pune vetëm gjate orëve te drekës.Por duket se as kontrollet e bashkisë dhe as 25 gjobat e fundit me vlere 25 mije leke te rinj, nuk i ka trembur operatoret privat. Shkeljet me te mëdha i ka linja e Alliasit, e Saukut dhe Porcelanit, por problem ka edhe Tirana e Re, Unaza, Sharra, Instituti e Tufina. Edhe pse pak muaj me pare çmimi i biletës ne transportin publik u be 40 leke, kushtet ndaj qytetareve, nuk kane ndryshuar, madje as justifikimi i operatoreve se janë ne prag falimentimi.