Ora News –SHELL nis shpimin në Shpirag, Rama:Kompanitë e huaja të zbatojnë ligjet

2016-07-17 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania gjigande SHELL ka nisur shpimin për gjetjen e naftës në Berat në zonën e njohur si Shpiragu 3. I pranishëm në këtë aktivitet kryeministri Edi Rama u shpreh se është e rëndësishme që kompanitë e huaja që vijnë për të investuar të zbatojnë rregullat e shtetit shqiptar.Ndërkohë ministri Gjiknuri theksoi se kontrata e re është nënshkruar bazuar ne ligjin e ri te hidrokarbuereve qe balancon interesat e shtetit me ato te privatit.
Zbulimi i rezervare të reja te naftës në Berat po shtyn kompanitë e huaja të nënshkruajnë kontrarat me qeverinë shqiptare.
Kompania gjigante SHELL nisi shpimin e pusit në zonën Shpiragu 3. Kryeministri Edi Rama që mori pjesë në këtë përurim veçoi risitë e marrëveshjes që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama: Marrëveshja jonë e re me SHELL është një mesazh shumë i qartë që ne i japim investitorëve të huaj. Prania e SHELL-it këtu është një dëshmi shumë e qartë se për ata që duan të investojnë në Shqipëri, jo për të grabitur, apo për t?ia hedhur popullit shqiptar, por për të përfituar reciprokisht, Shqipëria është një vend i hapur dhe i sigurt.
Sipas kreut të qeverisë ky investim është një mesazh mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë në një kohë që çmimet e naftës janë në rënie.
Edi Rama: Ky është rasti për të bërë edhe krahasimet e duhura mes një kompanie të fuqishme, që investon seriozisht, që bashkëpunon seriozisht dhe që mendon seriozisht për të ardhmen, duke mos u përpjekur që të marri çfarë të marri sot dhe nesër të lëri mbrapa gërmadhë buxhetin e shtetit apo në truallin e shqiptarëve dhe kompanish të tjera, që duke tundur flamuj vendesh mike janë munduar vetëm e vetëm si t?ia hedhin popullit shqiptar dhe si t?i shmangen detyrimeve ndaj buxhetit të shtetit. Kjo epokë ka mbaruar!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shell-nis-kerkimet-per-nafte-rama-shembull-i-mire-per-investimet/