Report TV - Veliaj përuron këndin e fëmijëve te “Mine Peza”‏: Ndërtojmë 12 të tjerë

2016-07-17 0

Banorët e Njësisë Bashkiake nr. 9 kanë tashmë një kënd lojërash për fëmijë dhe një hapësirë të re çlodhëse. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në rrugën ?Mine Peza?, ku përuroi ambientet e reja publike për qytetarët, një investim ky i përfunduar në dy muaj i cili i kushtohet çdo moshe.

Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është vetëm modeli i parë i 12 hapësirave të ngjashme publike që do të ketë në të gjithë Tiranën.

?Si kjo hapësirë te rruga ?Mine Peza?, do të bëjmë edhe 12 të tjera në lagjet kryesore të qytetit. Jo çdokush mund të shkojë çdo ditë tek këndi i lojërave te Liqeni, por për nevoja ditore, banorët e blloqeve të tilla pallatesh do të kenë mundësi që fëmijët e tyre të luajnë në kënde lojërash të ngjashme, ku do mund të ushtrohen fizikisht pranë natyrës me lojëra që nesër mund t'i bëjnë sportistë të famshëm, pa ndenjur gjithë kohën në kompjuter, në telefon apo televizor?, u shpreh Veliaj.