Kërkimet për naftë në Shpirag - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zbulimi i një zone me naftë në malin e Shpiragut në Berat një vit më parë, nxiti gjigantin e naftës ?Shell? të rrisë investimet në Shqipëri. Kompania ka nisur këtë të premte shpimin në pusin Shpiragu 3. I pranishëm në nisjen e punimeve, ishte edhe kryeministri Rama, i cili vlerësoi investimin me vlere 72 milion euro. Kreu i qeverise tha se, ky është një shembull për investimet e huaja, të cilat duhet të zbatojnë rregullat e shtetit shqiptar dhe jo ta kërcënojnë atë. ?Shell? është ndër shtatë kompanitë më të mëdha në botë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit, me operacione në 90 vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Tashmë kompania është në fazën e kërkimit në blloqet 2 dhe 3. Hapja e pusit te ri, pritet te zgjasë me shume se një vit.