Basha: Luksi i qeverisë, për të varfrit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-07-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Taksat e larta, shtimi i varfërisë dhe rënia e fuqisë blerëse si pasojë e krizës që ka përfshirë vendin, ishin cështjet që kreu demokrat diskutoi me banorët dhe tregtarë te Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit. Basha tha se me 80 milion dollarë shpenzime luksi të qeverisë, mund të paguhej 4 herë fatura vjetore e energjisë për familjet në nevojë.Qeveria e zullumit thotë se ku do i gjeni paratë?! Fatura totale për familjet në ndihmë ekonomike për të paguar deri në 300 kë energjinë është 20 milionë dollarë në vit. Këta vetëm për orendi, për zyra, për perde, për xhaguarë harxhojnë 80 milionë dollarë në vit. Pra, me paratë që këta harxhojnë në një vit mund të paguajnë katër herë fatura e energjisë për familjet në ndihmë ekonomike. Lekët e doganave i fusin në xhepat e tyre dhe pastaj për të kompensuar këtë vjedhje që i bëjnë qytetarëve shkurtojnë ndihmën ekonomike, shkurtojnë investimet, nuk rrisin rrogat, nuk rrisin pensionet, rrisin çmimin e energjisë. E gjithë barra e korrupsionit bie mbi shpatullat e qytetarëve dhe më shumë mbi shpatullat e qytetarëve të pamundur.Për Bashën, papunësia e lartë ka sjellë rënie të fuqisë blerëse, fakt ky që ndihet tek dyqanet ushqimore, ku mallrat jetike merren me listë.Paratë i ka përpire kuçedra, oligarkia. Paratë e oligarkisë do t?i kthejmë në treg duke ulur taksat, duke rritur konsumin, duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe më e rëndësishmja duke hapur fronte pune. Kjo është platforma jonë dhe unë të ftoj pavarësisht se je i majtë apo çfarë do që të jesh që të bashkohesh.Kreu demokrat theksoi se investimet në infrastrukturë që hapin vende pune do të jenë prioritet i qeverisë së drejtuar prej tij. ndërkohë ai u premtoi qytetarëve ulje taksash, rritje rrogash dhe pensionesh.

Free Traffic Exchange