Ka nisur sot kërkimi për naftë dhe gaz nga kompania SHELL në Shpirag 3, ku në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se, ky është një shembull për investimet e huaja të cilat duhet të zbatojnë rregullat e shtetit shqiptar dhe jo ta kërcënojnë atë. Ai ka shtuar se nuk sugjestionohet nga investitorët e huaj që i bëjnë presion qeverisë dhe se kjo është një marrëveshje në interes të Shqipërisë..
Për kryeministrin, ky është një projekt vlera e të cilit për këtë fazë është 72 milion euro dhe shpimi do të zgjasë për një vit.
?Shqipëria është vend i pasur për potencialin e vet ujor dhe i pari në Europë për naftën dhe gazin në tokë. SHELL po negocion dhe ka përfunduar draftin e një marrëveshje dhe shumë shpejt do nisë operacionin e ri në bllokun 4. Ka pranuar të ndajë më shumë të ardhura me popullin shqiptar. Shell është kompania më prestigjoze përmes së cilës të gjithë investitorët e huaj duhet të marrin shembull dhe jot ë kërcënojnë shtetin shqiptar përmes tundjes së flamujve të ndryshëm, duke mos paguar taksat. Shqipëria është vend i pasur për naftën. Shpimi i pusit do zgjasë më shumë se një vit. Shell s?ka ndërprerë programin me Shqipërinë, ka pranuar politikën e kësaj qeverie. Marrëveshja e re është garanci e plotë për një marrëdhënie afatgjatë. Marrëveshja është mesazh për investitorët e huaj, është investim i huaj i përmasave të mëdha? ka thënë Rama.