http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka dyshim se kombëtarja shqiptare shënoi arritje historike me pjesëmarrjen e saj për here te pare ne nje kompeticion kaq te rëndësishëm dhe qe do te mbahet mend gjate. Nuk ka dyshim se kuqezinjtë bene paraqitje vërtet dinjitoze me dy humbje dhe një fitore ne France. Ata e fituan evropianin e tyre, pavarësisht se tani janë jashtë tij. Por perse gjithë këto festime dhe kjo dalldisje, për çfarë? Pritja e organizuar qe nga momenti kur avioni preku pistën e aeroportit te Rinasit, me shume se nderim per djemtë, ngjante qesharake. Dekorimi i ambienteve publike me flamuj e simbole te tjera kombëtare, ceremoniali ushtarak dhe bllokimi i rrugëve kryesore te Tiranës, qe i la njerëzit te prisnin ne trafik ne mes te vapës, ishin te tepruara. Me siguri, organizatoret kishin menduar se gjate gjithë udhëtimit nga Rinasi e deri ne qendër te Tiranës, autobusi i hapur do te shoqërohej nga turma te mëdha njerëzish. Qytetaret edhe mund te kishin mbushur rruge e sheshe, ashtu siç beri ne fakt tifozeria e zjarrte shqiptare qe mbështeti fuqishëm kombëtaren ne te treja stadiumet, ku u luajtën ndeshjet e grupit, por Nuk e Bene! Jo se nuk duan te nderojnë kuqezinjtë, qe për hir te se vërtetës na bene te gjithëve krenare, por sepse nuk ka asgjë për te festuar.