Ora News - Dëmshpërblim për mungesën e energjisë, ERE pritet të miratojë rregulloren e re

2016-07-17 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët shqiptarë që prej 1 shtatorit do të kompensohen në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.Rregullorja pritet të miratohet së shpejti nga Enti Rregulator i Energjisë dhe synon që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve për klientët. Në rast të moszbatimit të kontratës, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është i detyruar që ti paguajë kompesim por jo në rastet kur ka njoftuar me parë, ose kur ka defekt teknik për shkaqe natyrore.
Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike për më shumë se 15 minuta qytetarët do të mund të marrin kompesim.
Kjo rregullore tashmë po diskutohet me grupet e interesit dhe pritet që të miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.
Në qendër të rregullores është përmirësimi i shërbimit ndaj klientit dhe përcaktohet se duke filluar nga 1 shtatori 2016 në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është i detyruar ti japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit në vlerën 200 lekë.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/demshperblim-per-mungesen-e-energjise-ere-pritet-te-miratoje-rregulloren-e-re/

Free Traffic Exchange